Rritje e ndjeshme e azilkërkuesve në Finlandë dhe Hollandë

Azilkërkuesit shqiptarë po zbulojn destinacione të rinj për të kerkuar azil në Europë. Sipas raportet të fundit të publikuar nga zyra e migracionit në Finlandë dhe Hollandë, azilkërkuesit shqiptar po kthehen në një problematik për shtetet respektive. Sipas gazeta finlandezë ‘Iltalehti’ shqiptaret zënë vendin e tretë nisur nga numri i aplikimet për azil për vitin 2015.  Sipas gazetës deri më 11 gusht 320 shqiptar kanë kërkuar azil në Finlandë, duke u pasuar vetëm nga Iraku dhe Somalia. Shërbimi finlandez të Imigracionit njofton se ato mendojn që aplikimet për azil  do të vazhdojë të rritet deri në fund të vitit. Po ashtu në Hollandë numri i azikëruesit është gjithmonë në rritjë. Shifrat të fundit të publikuara nga zyra e migracionit dhe natyralizim në Hollandë tregojn që vetëm në muajn korrik numri i azilkërkuesit shqiptar është pothuajse në të njëtën nivel krahasuar me vitit 2014. Konkretisht, në muajn korrik 71 persona aplikuan për azil dhe në dymbëdhjetë muajt të vitit 2014 86 shqiptar aplikuan për azil. Shqiptarët në Hollandë zëjnë vendin e gjashtë për azil, duke kaluar shtete si Afganistani dhe Irani. Në ditët në vijim pritet te dallin dhe shifrat të zyrës se migracionit dhe migrim të Gjermanisë, ku mbetet për të parë nëse tendenca e azilkërkuesit shqiptar në rritje do të vazhdon me tej. Numri i azilkërkuesit Shqiptar në Gjermani arriti një rekord në muajin qershor, ku plot 5932 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në këtë vend.

Advertenties