Në rritje numri i klandestinëve shqiptarë që synojnë Anglinë

Klandestinet shqiptar janë kthehur në një shqetesim të madh për autoritetët hollandeze. Behët fjale për klandestinet shqiptar që tentojn të kalojn kufirin për të ikur iligalisht në Angli. Këtë muaj 60 shqiptarë janë kapur në tre rastë të ndryshmë nga Policia Ushtarake Hollandeze. Kjo shifër shënon një rekord për numrin e klandestinëve të arrestuar në Hollandë.

Për e perditshmja hollandeze “De Telegraaf” shkruan se “zbulimi i klandestinëve shqiptarë nuk është një rast i izoluar”. Dy javë më parë u arrestuan tetë fëmijë shqiptar nga policia hollandeze, pasi tentuan të ikin ilegalisht në Angli. Të tetë u kapën në portin e Hoek van Holland. Ata ishin feshehur në një kamion.

Gazeta “Brabants Dagblad” ka siguar të dhënat të plota mbi numrin total të klandestinët të kapur në portin Hoek van Holland, që ndodhet në afërsi të qytetit të Rotterdamit. Sipas shifrave të paraqitura, rezulton që gjatë vitit 2015, janë 220 personat e kapur në flagrancë nga Policia Hollandeze. Në Hollandë janë zbuluar deri tani katër raste të ndryshme me klandestinë shqiptarë.

Numri total i shqiptarëve të arrestuar rezulton të jetë 69 persona dhe përben 31 përqind të klandestinëve të zbuluar në 2015. Fakti që numri i klandestinëve shqiptarë është në rritje është pohuar dhe nga policia hollandeze. Maarten Knol, drejtor në Policinë Ushtarke, ka deklaruar për “Brabants Dagblad” që njerëzit të cilët janë zbuluar në Hoek van Holland, vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani apo Shqipëria.

Nuk ka ende një shpjegim përse numri i klandestinëve shqiptarë është gjithmonë në rritje. Siç duket, zona Shengen funksionon si një pikë tranziti për të ikur në Angli. Para një viti në një aksident tragjik dy shtetas shqiptarë humbën jetën në tentativë për të arritur brigjet britanike, pasi u hodhën nga një anije në afërsi të Anglisë, që po i kthente pas në Hollandë. Ata u nisen nga Hoek van Holland, porti në të cilin janë kapur klandestinët së fundi.

Advertenties