Eurostat: Shqipëria ka pagën më të vogël minimale ndër vendet europiane

Shqipëria është vendi me pagën më të ulët në Europë. Rritja nga 2014 në 2015, vetëm 0,07 euro

Nga vlerësimet e fundit të bëra nga Eurostat, paga minimale në vendin tonë nuk i arrin 157 euro në muaj. Ky nivel pagese, e rendit të fundit Shqipërinë edhe mes vendeve të Ballkanit. Sipas Eurostat, paga minimale në Maqedoni është 45 euro më e lartë se tek ne, në Serbi i kalon 235 euro, dhe në Mal të Zi është gati i dyfishi i pagës minimale shqiptare. Punonjësit në Mal të Zi marrin minimalisht 288 euro në muaj.
Të dhënat e fundit të eurostat, vënë në dukje se rritja e pagës minimale në Shqipëri është pothuajse e padukshme. Ajo u rrit me vetëm 0.07 euro këtë vit krahaduar me 2014-ën, për të arrirur në 156.99 euro.
Kjo vlerë të ardhurash është e pakrahasueshme me vende si Britania e madhe, Hollanda apo Luksemburgu. Në këtë të fundit, të ardhurat mujore për një të punësuar janë minimalisht 1923 euro.
Paga minilane në Shqipëri, mund të shihet me interes nga investitorëet për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës. Aktulisht, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, ka hapur numrin më të mëdh të vendeve të punës, me këtë nivel pagash. Ekonomonistët prej kohësh kërkojnë që të mos jetë paga e ulët një avantazh për të tehequr investimet. Paga 156 euro sipas tyre, nuk përkon me çmimetpër shpenzimet bazë, e rrjedhimisht nuk siguron kushtet e jetesës.
Advertenties