Revista hollandeze Elsevier: Shqipëria nuk mund të hyjë në Eurozonë

Revista Elsevier në një menyrë ironike i ka perkushtuar një artikuj të plotë Shqipërise me titullin “Sa mirë”, më pas dhe Shqiperia do të jetë pjesë e Eurozonës! Elsevier, që është revista me e madhe në Hollandë, thekson se Shqipëria dhe vendet e rajonit si Kosova nuk jane gati dhe nuk duhet të hyjnë në Eurozonë. Gazetari Syp Wynia rendit disa dështime të qeverisë greke dhe shpjegon përse vendet të reja mund të përbëjnë një rrezik reale për monedhën Euro dhe Eurozonën. “Ndërkohë jemi të vendosur për të mbajtur Greqinë mbrenda eurozonës, Kroacia tashmë është pranuar në Bashkimin Evropian dhe jemi në bisedime me Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Turqinë.” thuhet në artikull. Revizta sugjeron që të fshihet detyrimi për pranimin e shtetet e reja në Eurozonë dhe madje vendeve anëtare të ardhshme, që konsiderohen problematike t’u hiqet e drejta për të përdoru euron apo për t’u pranuar në Eurozonë.

Wynia le të kuptohet, që Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europia. Situata e keqe ekonomike është për të arsyja më e fortë se përse këto vende nuk mund të bëhen pjesë e Eurogrupit. Para një viti revista Elsevier bëri publik faktin e rënies së madhe të të ardhurat të qeverise shqiptare, çka sipas saj pritet të sjellë edhe skenarin më të keq ekonomik për vendin.

Ky shkrim në Elsevier vjen pak mbas artikullin të publikuar nga televizioni shtetëror Holandezë NOS, me titull “Shqipëria saboton ekstradimin e deputetit” ku thuhet që Rama është në telash të madh në Shqipëri me çështjen Frroku. Sipas NOS, dështimi i ekstradimit të Frrokut përbën një çështje që “i ka shkaktuar shumë dhimbjë kokë Edi Ramës.” Mbetet për të parë nesë lajmet negative dhe imazhi i përkeqësuar i Shqipërise do të kene efekt gjatë votimit nga ana e eurodeputëve Holandezë në Parlamentin Europian.

(ABC News, Laps.al – Vincent TRIEST)

Advertenties