ABC News – Autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni për vdekjen e dy shtetasve shqipëtarë

Autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni për vdekjen e dy shtetasve shqipëtarë, Artur Doda  dhe  Leonard Isufaj  në 2014.
Kjo evidentohet nga korrespondencat që ka patur midis ambasadës së Shqipërisë pranë Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, ministrisë së jashtme të Shqipërisë dha autoriteteve britanike. I kontaktuar nga KLAN për lajmin e botuar në mediat britanike ” The Guardian” dhe BBC, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandës, Mal Berisha ka shpjeguar detajet e informacionit  për këtë ngarje.
“Ambasada e Shqipërisë pranë Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës ka mbajtur një trekëndësh kontaktesh për këtë ngjarje. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet britanike, me autoritetet shqiptare dhe me familjet e viktimave. Sapo jemi njoftuar për ngjarjen e  26 shkurtit 2014, ku dy prej 11 shtetasve shqiptarë të përzënë nga Anglia për në Hollandë  janë hedhur në ujërat e detit tê Veriut nga anija Bretania, ne kemi kontaktuar autoritetet britanike për shjegimet rreth ngjarjes, identifikimin e personave dhe për të mësuar në ç’farë gjendje janë gjetur personat”. është shprehur Mal Berisha.

 Sipas dokumentave të vena në dispozicion nga  Ambasada e Shqipërisë pranë Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, rezulton, se ministria e jashtme e Shqipërisë ka kërkuar infromacion që prej 3 marsit 3014 për ngjarjen dhe është mbajtur në dijeni të vazhdueshme për të nga ambasada.

Sipas autoriteteve britanike, në bazë të legjislacionit britanik, nje trup konsiderohet i humbur, pasi ai gjendet fizikisht dhe i nënshtrohet ekspertizës legale që perfshin disa elemente, deri te analiza e ADN-së. Në pamundësi të publikimit të korrespondencës midis ministrisë së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Home Office dhe Ambasadês së Shqipërisë, duke qenë  se ajo konsiderohet si konfidenciale, KLAN ka arritur të mësojë, se në datën 21 mars 2014, autoriteti i Policisë së Portit Harvich, ka konfirmuar zyrtarisht gjetjen e trupit pa jetë të shtetasit Leonard Isufaj ( datëlindja në 07.03.1987).
  Ndërkohë, kontaktet kanë vazhduar disa muaj deri sa autoritetet britanike kanë gjetur trupin e Artur Dodës ( ditêlindja 17.09.1987). Sipas informacionit të autoriteteve britanike, identifikimi i shtetasit të dytë ka qenë më i vështirë si rrjedhim i gjendjes në të cilin është gjetur trupi. Trupi është gjetur në datën 29 prill 2014 dhe i është nënshtruar një analize të ADN-së, si dhe identifikimit të rrobave nga familjarët e të ndjerit. Identifikimi i tij ka mundur të zyrtarizohet në datën 1 maj 2014, . Kanë qenë autoritete britanike ato që kanë bërë edhe  transportin e trupit të shtetasit Artur Doda në Shqipëri nën kujdesin e shoqatës ” Ardhmëria”.

Sipas autoritetve hollandeze, gjatë vitit të kaluar ka pasur një numër te konsiderushëm incidentesh me  shtetas shqiptarë që janë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të kufirit nga Hollanda në Angli. Sipas policisë hollandeze së kufirit,  17 shqiptarë janë gjetur në mes të një rimorkio në portin “Hoek van Holland” më 21 nëntor të vitit tê kaluar. Po ashtu, më 12 dhjetor, pas një kontrolli në një autostradë të Holandës,10 shqiptarë u gjeten një kamion me mallra.

Policia e kufirit madje shkon një hap më tej duke thënë, se shqiptarët po abuzojnë më statusin ligjor.”. Shqiptarët po abuzojnë me statusin e tyre ligjor në Holandë. Ata duan të ikin illigalisht në Mbretêrinë e Bashkuar,”  mësohet tê jetë shprehur zëdhënësi i Policisë së Kufirit tê Hollandës. Shefi i Policisë së portin e Roterdamit, Jan Janse, ka deklaruar në Twitter për gazetarin Vincent Triest  se  viti 2014 tregoi një rritje tê këtyre fenomeneve. “Jo dicka për t’u stresuar, për dicka që duhet mbajtur në vëmendje” është shprehur ai.

Aktualisht, nuk ka shifra të sakta të numrit total te vepres penale te kalimit te paligjshëm të kufirit nga shtetasit shqiptarë,  por për kreun e Policisë se Roterdam, grafiku shkon në rritje. 

(Erisa Zyka & Vincent Triest/ABC News & Klan)

Advertenties