Mbas sapunit sarinë Erion Braçe po bashkëpunon me “Çekosllovakinë”

Mbas deklaratës “bombë” te deputetit i Partisë Socialiste, Erion Brace, që sarina është si sapunë me të cilën lahen duart, Braçe ka bërë përsëri një gafë te madhe.

Deputeti i majtë Brace, i cili ishte prezent në shpërndarja e certifikatave të legalizimeve, deklaroj që tashmë ka filluar një projekt turistik, për të cilën bashkëpunon me Ambasadën e Çekosllovakisë.
Çekosllovakia është shpërbërë në vitin e largët të 1993, por si duket Braçe ende nuk ka mësuar që tashmë Çekia dhe Sllovakia janë dy shtete të ndara sovrane.

Është për të ardhur keq që një deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk njeh as shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Nuk dihet ende nëse ky projekt është një sajesë e radhës, apo Braçe akoma mendon që shteti i Çekosllovakisë akoma ekziston.

(Botuar në Gazeten 55 dhe Rilindja Demokratike, vt)

Advertenties