Jo tritol Presidencës!

Vincent TRIEST – Pushteti ndahet! Kjo është një nga konceptet më të rëndësishme në një demokraci funksionale. Por, siç duket, kjo nuk funksionon me Ramën që adreson në drejtim të Presidentit fyerjet e tij të ulëta. Është e turpshme që në një vend që synon të integrohet në Bashkimin Evropian të ketë ngjarje të tilla që nuk respektohet institucioni më i lartë nga qeveria e Edvin Ramës. Rama ka zgjedhur rrugën e luftës dhe dëshmon që nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç sigurimsat dhe partizanët e tij. Kjo përbën një praktikë që është e padëgjueshme ndonjëherë qoftë në Shqipëri ose Europë.
Ka disa argumente përse instuticioni i Presidencës duhet të mbetet ashtu siç është. E para e punës, Kushtetuta e vendit është votuar në koncensus nga të gjithë aktorët politikë. Ligji themeltar nuk është një vegël personale dhe as një mjet që mund të ndryshohet sa herë i teket Edi Ramës. Duke ndryshuar ditë për ditë Kushtetutën e vendit ne e ulim vlerën e saj. Ajo është ndërtuar me qëllim në mënyrën në të cilën mund të lexojmë sot, vlerat e saj përbëjnë realisht gurin themeltar të shtetit shqiptar dhe ndryshimi mund të bëhet vetëm një përqindje e lartë e popullit është dakord me rrënimin e institucionit të fundit të pavarur në Shqipëri. Ndaj, një ndryshim të tillë mund të bëhet vetëm nëse qytetarët shqiptarë pyeten me anë të një referendumi mbarë popullor.


Një tjeter argument është që Parlamenti shqiptar nuk ka një senat, siç është praktikë në gati 90% të vendeve anëtare të BE-së si për shembull Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda. Institucioni i Presidentit të Republikës në rolin e saj kushtetues është i vetmi autoritet që mund të konsiderohet si gardiani i Kushtetutës. Ndaj një institucioni si Presidenca, e cila kontrollon ligjet, përbën një rëndësi jetike për vendin dhe garanton procesin demokratik të vendit. Në fund të fundit, është më mirë të ketë dhe një hallkë të shtetit shtesë që kontrollon Kryeministri, sepse deri sot Rama nuk po siguron dot as jetën e qytetarëve, jo më “jetën” e Kushtetutës së Shqipërisë.
“Dhuna nuk do të triumfojë kurrë mbi dinjitetin e shtetit. Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë, të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha”, tha Florian Nuri, Sekretar i Përgjithshëm i institucionit të Presidencës në deklaratën për shtyp. Dhe me të drejtë! Autoritarizmi është skenari më destruktiv për Shqipërinë, por fatkeqësisht dhe variant më interesant për Partinë Socialiste.
Sot nuk mund të ketë, dhe besoj që qytetarët nuk do ta pranojnë kurrë skenarin e turpshëm që tenton të prishë gardianin me të mirë të Kushtetutën shqiptare. Por nëse i shkon akoma ndërmend nomenklatura e qeverisë Rama që të bëjë ndryshime të tilla, populli duhet të pyetet me anë të referendumit. Për një propozim të tillë, që synon të hedhë tritol balancimit të brishtë të pushtet në Shqipëri dhe do të ishte një vepër shumë e dëmshme. Pushteti ndahet zoti Rama! Pushteti ndahet në sistemin demokratik!

Gazeta RD (17-02-2015)

Advertenties