Pasiguria në burgje, Holanda vendos të mos ekstradojë më të dënuar në Shqipëri

Një vendim esktrem ka marrë Holanda, e cila nuk do të ekstradojë më të dënuar që kërkohen nga drejtësia shqiptare. Ky vendim i paprecedentë vjen pas konstatimit se në burgjet shqiptare nuk ka siguri për të burgosurit dhe nuk garantohen të drejtat e Konventave Ndërkomëbëtare. Shtetet e Bashkimit Europian shprehen të alarmuara nga niveli i lartë i pasigurisë në burgjet shqiptare . Për këtë shkak Holanda ka vendosur që të mos ekstradojë asnjë të burgosur shqiptar drejt Shqipëri.
Shteti holandez nuk do të kryejë ekstradime shqiptarësh për të kryer dënimin me burg në Shqipëri. Një i dënuar thotë që është arratisur për frikën e gjakmarrjes.
Gjykata në Hagë e ka marrë vendimin më 25 nëntor 2014, që personi në fjalë nuk mund të ekstradohet për shkak të mungesës së sigurisë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e këtij njeriu. Personi u dënua për vrasje dhe është dënuar me 7 vjet burg në Shqipëri. Megjithatë, ai edhe në burg, nuk është i sigurt, sepse, sipas autoriteteve ka mungesë sigurie në burgjet shqiptare.
Ministri holandez u ka kërkuar autoriteteve shqiptare se çfarë ata do të bëjnë për të mbrojtur të burgosurin në burg. Sipas gazetës “Volkskrant”, ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka thënë që në Shqipëri gjakmarrja është e dënueshme dhe personi mund të marrë shërbim juridik për një tarifë të ulur.
Gjykata i sheh përgjigjet shumë të paqarta dhe për këtë arsye nuk janë të mjaftueshme për ekstradimin e të dënuarit. Shqipëria nuk ka garanci konkrete se, qytetarët do të mbrohen nga autoritetet, pavarësisht se i dënuari përballet me një rrezik real prandaj ekstradimi nuk mund të kryhet. Kjo rrjedh nga nenet 2 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Këto konventa parashikojnë të drejtën e jetës dhe mbrojtjen nga trajtimi jonjerëzor, që vlen dhe për të dënuarit.

(Rilindja Demokratike)

Advertenties