Shqiperia, me shume te burgosur se Siria

Raporti: keni numrin me te madh te te paraburgosurve ne Evrope

Shqipëria renditet si vendi i parë në Europë me numrin më të lartë të të paraburgosurve. Sipas një raporti të Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Burgjeve (ICPS), Shqipëria cilësohet si vendi rekord për nga numri i personave të paraburgosur. Në nivel botëror, Shqipëria rezulton se ka numër më të lartë të të paraburgosurve edhe se sa Siria dhe Iraku. Një krahasim tjetër i frikshëm është se numri i të paraburgosurve në Shqipëri është më i madh edhe se në Bjellorusi, e cila konsiderohet sot nga Perëndimi si një vend diktatorial, ku shtypen liritë më elementare të inividit dhe që nuk zhvillon zgjedhje të lira.
Që Shqipëria të ketë më shumë të paraburgosur se Bjelloruria, ky është një tregues tjetër i rënies së vendit në një neodiktaturë. 24 vjet nga Dhjetori ‘90 organizmat ndërkombëtarë venë alarmin për shtetin policor në Shqipëri dhe kthimin në vendin me numrin më të madh të burgosurve në Evropë dhe më ndër më të lartët në botë
Në vetëm një vit, Shqipëria ka lënë pas të gjitha vendet e tjera të Europës dhe shumë nga vendet më problematike sot në botë, duke u ngjitur në krye të klasifikimit për nga numri i lartë i të paraburgosurve.


Edhe në Siri dhe në Irak, të cilat konsiderohen si vende konfliktuale dhe me popullsi më të madhe, situata nuk paraqitet kaq alarmante sa në Shqipëri. Këto vende rezultojnë se në qelitë e paraburgimit kanë më pak të burgosur se në Shqipëri.
Në raportin e ICPS, Shqipëria renditet e dyta pas Monakos në Evropë për numrin e të paraburgosurve. Mirëpo Monako nuk mund të merret në konsideratë, pasi në raport figuron si një oaz që ka vetëm 38 të burgosur.
Arrestimet e qytetarëve në Shqipëri janë shndërruar në statistikë për qeverinë. Përditë dhjetra qytetarë futen barbarisht në burg  e madje edhe dhunohen për arsye siç janë mos pagimi i dritave për shkak të varfërisë, e pamundësisë ekonomike apo për shkak se kundërshtojnë prishjet e paligjshme të banesave të tyre nga policia.
Kjo ka bërë që numri i të paraburgosurve të rritet çdo ditë e më shumë, aq sa për shkak të mbipopullimit qeveria është duke shndërruar në qeli paraburgimi shumë godina të tjera madje duke mos kursyer as godinat që kanë funksionuar si spitale ushtarake.
Kjo situatë ka nxitur dhe shqetësimin e vendeve të Bashkimit Europian, të cilat e konsiderojnë tashmë Shqipërinë si një vend me pasiguri të lartë në burgje.
Raportet flasin për një numër të madh të të paraburgosurve që qëndrojnë në qeli. Vetëm në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, qytetarët denoncojnë se qëndrojnë 13 veta në një qeli paraburgimi, duke shkelur edhe të drejtat më elementare të individit të garantuara nga konventat ndërkombëtare. E njëta situatë edhe në burgje, ku qëndrojnë mbi 10 veta në një qeli, ndërkohë që ligjet ndërkomëbëtare kërkojnë që të mos ketë më shumë se 6 persona në qeli.
Raportet ndërkombëtare gjithnjë dhe më shumë po sensibilizohen për neodiktaturën në Shqipëri, e cila nuk kursen në qelitë e saj as fëmijë të mitur të moshës 5 vjeç dhe as minorenë.

(Vincent Triest, Rilindja Demokratike)

Aa

Advertenties