Holanda nuk ekstradon në Shqipëri: “Mungon siguria”!

Foto nga Shekulli
Burgjet Shqiptare

Shteti holandez nuk do të kryejë ekstradime shqiptarësh për të kryer dënimin me burg në Shqipëri. Një i dënuar thotë që është arratisur për frikën e gjakmarrjes. Gjykata në Hagë e ka marrë vendimin më 25 nëntor 2014, që personi në fjalë nuk mund të ekstradohet për shkak të mungesës së sigurisë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e këtij njeriu. Personi u dënua për vrasje dhe është dënuar me 7 vjet burg në Shqipëri. Megjithatë, ai edhe në burg, nuk është i sigurt, sepse, sipas autoriteteve ka mungesë sigurie në burgjet shqiptare. Ministri u ka kërkuar autoriteteve shqiptare se çfarë ata do të bëjnë për të mbrojtur të burgosurin në burg. Sipas gazetës “Volkskrant”, ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka thënë që në Shqipëri gjakmarrja është e dënueshme dhe personi mund të marrë shërbim juridik për një tarifë të ulur.
Gjykata i sheh përgjigjet shumë të paqarta dhe për këtë arsye nuk janë të mjaftueshme për ekstradimin e të dënuarit. Shqipëria nuk ka garanci konkrete se, njeriu do të mbrohen nga autoritetet, pavarësisht që personi përballet me një rrezik real prandaj ekstradimi nuk mund të kryhet. Kjo rrjedh nga nenet 2 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Këto japin të drejtën e jetës dhe mbrojtjen nga trajtimi jonjerëzor, që vlen dhe për të dënuarit.

(vincent triest/Rilindja Demokratike)

Advertenties

Geef een reactie

Vul je gegevens in of klik op een icoon om in te loggen.

WordPress.com logo

Je reageert onder je WordPress.com account. Log uit /  Bijwerken )

Google+ photo

Je reageert onder je Google+ account. Log uit /  Bijwerken )

Twitter-afbeelding

Je reageert onder je Twitter account. Log uit /  Bijwerken )

Facebook foto

Je reageert onder je Facebook account. Log uit /  Bijwerken )

w

Verbinden met %s